Milani motivohet nga legjenda Shevchenko: “Kemi shpirtin e duhur për tu bërë kampion”

Skuadra italiane AC Milan ka filluar sezonin 2020/21 për mrekulli në Serie A.
“Rosonerët” janë liderë me 16 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara.
Tifozët mendojnë se ky mund të jetë sezoni i tyre, duke parë edhe ‘shpërthimin’ e Zlatan Ibrahimovich. Legjenda e klubit, Andriy Shevchenko, beson se Milani mund ta fitojë titullin kampion sivjet, transmeton Indeksonline.
“Sigurisht që mund të fitohet skudeto. Kampionati është i gjatë por Pioli është në rrugën e duhur. Gjëja e rëndësishme sot është të mbash këmbët në tokë, por ajo që bën ndryshimin është shpirti me të cilin shkon në fushë dhe Milani e ka të duhurin” është shprehur Shevchenko.
/Indeksonline/