Milani mposhtet nga Leverkuseni dhe pëson humbjen e radhës në Champions

Milani ka pësuar humbjen e dytë në Champions pas asaj me Liverpulin. Ndërkohë Bajer Leverkuseni ka marrë një tjetër fitore duke shkuar në kuotën e 6-pikëve. Heroi i kësaj sfide padyshim ishte Bonifejs i cili shënoi golin e vetëm të kësaj sfide.
Ai realizoi edhe në minutën e 21-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Ndërkohë kuqezinjtë e Fonsekës pretenduan dy herë për penallti, por nuk iu aprovuan në asnjë rast.
BAJER LEVERKUSEN 1-0 MILAN
52′ Bonifejs