75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 21 Gusht 2022 / C E

Milani ndalet nga Atalanta

Milani është ndalur në barazim si mysafir në “Bergamo”.

Kampionët në fuqi kanë barazuar me rezultat 1-1 me Atalantën, në ndeshjen e javës së dytë të Serie A, shkruan Indeksonline.

Atalanta kaloi e para në epërsi me golin e Malinovskyt në minutën e 29-të të ndeshjes.

Rosonerët golin e barazimit e gjetën në minutën e 68-të me anë të Benacer.

Me këtë barazim, Milan dhe Atalanta janë në vendet tre dhe katër me nga katër pikë derisa Napoli e Roma kanë pikë të plota. /IndeksOnline/