75 Mall Live Search
23:30 / E Martë, 12 Janar 2021 / C E

Milani në çerekfinale të Kupës së Italisë

Milani ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Rosonerët kanë mposhtur Torinon në fazën e 1/8 vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja e rregullt dhe koha shtesë përfundoi pa gola derisa nga pika e bardhë lojtarët e Milanit ishin më të saktë.

Vendimtare ishte pritja e penalltisë së Rincon nga Tatarusanu.

Milani realizoi të gjitha pesë penalltitë derisa Torino vetëm katër.

Në çerekfinale Milani do të takohet me fituesin e ndeshjes Inter – Fiorentina. /IndeksOnline/