75 Mall Live Search
20:01 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Milani në çerekfinale, thyen rekordin sezonal

Milani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Rosonerët kanë mposhtur Spalin në “San Siro” me rezultat 3-0 edhe pse me mungesë të disa lojtarëve si Donnarumma e Ibrahimovic.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 20-të me golin e Piatek, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Castillejo një minut para përfundimit të pjesës së parë me një gol të bukur.

Edhe më të bukur golin e realizoi Theo Hernandez në minutën e 66-të të ndeshjes.

Kjo është fitorja e parë e Milanit këtë sezon me tri gola epërsi.

Në çerekfinale Milani do të takohet me Torinon dhe ndeshjen e luan përsëri në “San Siro”. /IndeksOnline/