75 Mall Live Search
19:27 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / C E

Milani në Fiorentinë për të gjetur zëvendësuesin e Kjaer

Lëndimi i Simon Kjaer ka lënë zbrazëti të madhe në mbrojtjen e Milanit.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe atë që në janar për të mbuluar këtë pozicion.

Drejtuesit e Milanit kanë filluar bisedimet me mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

La Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë po udhëheqin garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin dhe tashmë kanë kontaktuar me agjentin e tij.

Luiz Felipe i Lazios është një alternativë nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me lojtarin e Fiorentinës. /IndeksOnline/