22:42 / E Martë, 26 Tetor 2021 / C E

Milani në krye të tabelës, Giroud ia sjell 3 pikë rosonerëve

Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.

Rosonerët kanë mposhtur Torinon me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit italian.

Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Olivier Giroud në minutën e 14-të.

Gjatë pjesës tjetër të lojës u krijua pak lojë dhe më shumë pasime në mesin e fushës.

Me këtë fitore, Milani gjendet në krye të tabelës me 28 pikë, 3 pikë më shumë se Napoli që ka një lojë më pak.

Në fundjavë, Milani luan si mysafir i Romës. /IndeksOnline/