Milani në negociata me Barcelonën për transferimin e futbollistit katalunas
Milani është duke negociuar me Barcelonën për arritjen e një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Jean-Clair Todibo.
19 vjeçari është përfolur për një largim nga klubi në afatin e ardhshëm të transferimeve, e që besohet se Milanit do t’i kushtojë 1 milionë euro.
Sipas raportimeve negociatat kanë përparuar dhe të dyja palët janë të gatshme të arrijnë marrëveshje.
Por besohet se drejtuesit e klubit italianë po e dëshirojnë futbollistin vetëm në formë huazimi kurse Barcelona dëshiron që ta shes atë dhe jo ta huazojë./Indeksonline/.