Milani nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos

Kampioni në fuqi i Italisë, AC Milan është ndalur nga Sassuolo në javën e katërt të Serie A.
”Kuqezinjët”, barazuan pa gola në Mapei Stadium, shkruan IndeksOnline.
Rastin më të mirë në ndeshje e pati sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi i cili nuk arriti të shënoj nga penalltia në minutën e 23-të, shkruan IndeksOnline.
Gjuajtja e tij u kuptua shumë mirë nga portieri Mike Maignan, dhe rezultati mbeti i pandryshuar.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati raste të mira për ta ndryshuar rezultatin
Milani pas katër ndeshjeve të luajtura deri tani ka dy fitore dhe dy barazime ku ka grumbullar 8 pikë dhe aktualisht ende mbetet në pozitën e parë në tabel.
Në anën tjetër skuadra e Sassuolos renditet në pozitën e 10-të me pesë pikë të grumbulluara.
Në xhiron e ardhshme Sassuolo do të luajë kundër Cremonenses si mysafirë, kurse Milan do të luajë kundër nënkampionit të Italisë, rivalit të qyteti Inter. /IndeksOnline/