Milani nuk do ta ushtrojë opsionin e blerjes për Felixin

Joao Felix do të largohet nga Milani në fund të sezonit.
E gjithë kjo vjen pasi që Felix, nuk po arrin të tregojë formën që pritej prej tij.
Felix, pritet të rikthehet te Chelsea pas përfundimit të huazimit të tij dhe “blutë” e Londrës do të tentojnë të gjejnë një klub të ri për të, me Galatasarayn që kishte shprehur interesim për portugezin.
Felix, ka shënuar vetëm 1 gol dhe 1 asistim në 11 paraqitje e tij me “Rossonerët”./IndeksOnline/