Milani nuk e mbajti, rivali kryesor interesohet për Bakayoko
Bakayoko bëri një sezon shumë të madh me fanellën e Milanit pasi ishte i huazuar nga Chelsea.
Por rosonerët në fund vendosen që të mos e mbajnë francezin dhe e kthyen te skuadra Londineze, shkruan Indeksonline.
Për të janë të interesuara disa skuadra, ku njëra ndër to është edhe Interi.
Bakayoko mund ta vesh fanellën e skuadrës tjetër nga qyteti i Milanos në sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu për të është interesuar Leonardo për ta marrë me vete në PSG. /IndeksOnline/