17:02 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Milani nuk fiton në sy të legjendave, Juventusi rikthehet në krye

Milani ka barazuar pa gola në ndeshjen kundër Sassuolos që u zhvillua në San Siro.

Në ditëlindjen e 120 për të parë rosonerët kishin ardhur shumë legjenda por që nuk dolën të kënaqur nga stadiumi.

Milani shënoi një herë në fund të pjesës së parë por goli i Theo Hernandez u anulua nga VAR.


Juventusi në anën tjetër fitoi kundër Udineses me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 16-të.

Dy gola për Zonjën e Vjetër i shënoi Cristiano Ronaldo (9 dhe 37) derisa një tjetër e realizoi Bonucci në minutën e 45-të.

Juventusi rikthehet në krye të Serie A me 39 pikë, një më shumë se Interi.

Milani mbetet në vendin e 10-të me 21 pikë, tetë pikë larg vendit të katërt. /IndeksOnline/