Milani nuk ndalet, siguron talentin polak

Milani thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje për transferimin e Mateusz Skoczylas nga Zaglebie Lubin.
Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, 16-vjeçari është ‘në prag’ për t’u bashkuar me kuqezinjtë dhe nënshkrimi i tij mund të zyrtarizohet në ditët e para të javës së ardhshme.
Skoczylas ka bërë 11 paraqitje për ekipin e dytë të Zaglebie Lubin, teksa numëron edhe 15 paraqitje me Kombëtaren U17 të Polonisë.
Ai vlerësohet si një talent i madh.
Detajet tjera të marrëveshjes pritet që të zbulohen në ditët në vazhdim.
Excl: Polish talented midfielder Mateusz Skoczylas (2006) on the verge of joining AC Milan, deal agreed – set to be signed early next week 🔴⚫️🇵🇱
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2023
Highly rated talent, Skoczylas will join AC Milan from Polish side Zagłębie Lubin. pic.twitter.com/jZKkiUosaD