75 Mall Live Search
09:49 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Milani pa Leaon në ndeshjen ndaj Atalantas, nuk ftohet nga Pioli

Rafael Leao do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme të Milanit kundër Atalantas.

Futbollisti portugez ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Lecces me 11 nëntor, dhe ka munguar kundër Fiorentinës dhe Frosinones në Serie A, si dhe në ndeshjen ndaj Borusia Dortmundit në Champions Leageu, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave italiane, trajneri i Milanit nuk e ka përfshirë Leaon në listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Atalantës.

24-vjeçari ka kaluar lëndimin, por po përgatitet të kthehet në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e së mërkurës në Champions League kundër Newcastle.

Ndeshja ndaj ”Laraskave” është vendimtare për Milanit në rrugëtimin e këtij sezoni në Champions League./IndceksOnline/