Milani për ‘mësysh’, fiton edhe ndaj Atalantas

Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.
Rosonerët kanë mposhtur Atalantën në “San Siro” me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 24-të të kampionatit italian.
Golin e parë në ndeshje e shënoi portieri Musso i cili e devijoi një gjuajtje të fuqishme të Rafael Leaos.
Goli i dytë për Milanin erdhi në minutën e 87-të, ku Messias shfrytëzoi shumë mirë një asistim të bukur të Leaos.
Junior Messias goal ⚽️
— Birdiefootball (@birdiefootball) February 26, 2023
Beautiful pass from Rafael Leao & the Brazilian dinks Musso to finish 🦵
AC Milan 2-0 Atalanta pic.twitter.com/ms9uhNesA6
Përvec fitores, në këtë ndeshje Milani pati edhe rikthimet e mëdha, ku portieri Maignan si dhe Ibrahimovic e Rebic u rikthyen pas një kohe të gjaë.
Me këtë fitore, Milani është në vendin e tretë me 47 pikë, aq sa ka edhe Interi dhe 18 pikë më pak se Napoli. /IndeksOnline/