17:11 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / C E

Milani përballë Fiorentinës në top formë, formacionet zyrtare

Nga ora 18:00 në stadiumin “San Siro” Milani e pret Fiorentinën një skuadër kjo e cila po kalon nëpër një seri shumë të mirë të rezultateve pasi ka marrë tre fitore në tri ndeshjet e fundit.

Barazimi pa gola ndaj Cremoneses ka lënë shije të hidhur tek trajneri i Milanit Stefano Pioli i cili ka kërkuar nga lojtarët që të japin maksimumin në sfidën e radhës.

Momentalisht Milani ka 30 pikë në vendin e tretë, kurse Fiorentina është e dhjeta me 19 pikë.

Këto janë formacionet zyrtare:

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Thiaw, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Diaz, Krunic, Leao; Giroud.

FIORENTINA (4-2-3-1): Terracciano; Dodò, Milenkovic, Igor, Biraghi; Mandragora, Amrabat; Ikoné, Bonaventura, Saponara; Cabral.