Milani po bën përpjekjen e fundit për Caballos
Milani është i interesuar për të rritur cilësinë në mesfushë por pa rrezikuar financat që mund ta penalizojnë.
Maldini dhe Boban ishin në Madrid për të shikuar mundësitë e ‘pazarave’ Realin, shkruan Indeksonline.
Dani Caballos ka qenë njëri nga emrat më të përfolur se mund të transferohet në San Siro gjatë kësaj vere.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Milan do të përpiqet të nënshkruajë Dani Ceballos me një huazim 2 vjeçar, duke paguar pagën e tij prej 4 milionë euro, me mundësi për ta blerë, të shpërndarë gjatë disa viteve.
Çmimi fillestar i Real Madridit është 50 milionë euro. /IndeksOnline/