75 Mall Live Search
21:02 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Milani po e humb pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, tri ndeshje pa fituar

Milani ka barazuar me rezultat 1-1 kundër Udineses në ndeshjen e xhiros së 30-të të Serie A.

Rosonerët kaluan të parët në epërsi me golin e Piatek në minutën e 44-të të ndeshjes.

Golin e barazimit e shënoi Kevin Lasagna në minutën e 65-të.

Me barazim, Milani mbetet në pozitën e katërt me 52 pikë, një më pak se Interi dhe katër më shumë se Lazio dhe Atalanta. /IndeksOnline/