75 Mall Live Search
09:57 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / L A

Milani po e monitoron mbrojtësin e Liverpoolit

Milani po intensifikon kërkimet për një qendërmbrojtës të ri gjatë merkatos së janarit dhe vazhdon të ndjekë me vëmendje Joe Gomezin e Liverpoolit.

Ndërsa Milani përgatitet të forcojë skuadrën që trajneri Massimiliano Allegri e konsideron thelbësore për garën e Scudettos, drejtori sportiv Igli Tare ka hapur një “casting” për përforcime në mbrojtje.

Sipas “Calciomercato.com”, mbrojtësi anglez 28-vjeçar, Joe Gomez, është një emër që është rikthyer në radarin e kuqezinjve.

Milani kishte ndjekur Gomezin edhe gjatë merkatos së verës, dhe rrethanat aktuale te Liverpooli vetëm sa kanë shtuar interesimin e klubit italian: Gomez, i cili nuk është përdorur shpesh nga “The Reds”, shihet sërish si objektiv nga Rossonerët.

Profili që kërkon Milani është ai i një mbrojtësi “të gatshëm dhe të aftë” që mund të përshtatet lehtësisht me sistemin me tre mbrojtës të Allegrit, duke ofruar mbulim për emra si Gabbia, Pavlovic dhe Tomori.

Me klubin që synon të afrojë si një sulmues të ri ashtu edhe një qendërmbrojtës në janar, Gomez përfaqëson një opsion të menjëhershëm dhe të arritshëm për shkak të mungesës së minutave të tij te Liverpooli. Ai bashkohet në një listë me objektiva të tjerë si Tarik Muharemovic (Sassuolo) dhe Mario Gila (Lazio).