75 Mall Live Search
16:35 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / C E

“Milani po luan futbollin më të bukur në Itali”

 Pas 12 javësh, Milani e ndan me Napolin vendin e parë në tabelën e Serie A.

Skuadra e Stefano Piolit po zhvillon një lojë shumë të bukur, pavarësisht problemeve me lëndime që ka pasur.

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi ka thënë se kuqezinjtë po zhvillojnë lojën më të bukur në Itali.

Milani sot është skuadra që luan futbollin më të bukur në Itali! Dhe të mos harrojmë se sa dëmtime radhazi ka pasur duke kaluar pengesa të vështira. Me organikën e plotë do të jenë edhe më të fortë. Pioli ka gjetur filozofinë e tij dhe ia ka përcjellë ekipit“, ka thënë Sacchi në emisionin Tiki-Taka në Mediaset.

Sacchi konsiderohet si trajneri më i mirë që ka pasur Milani, i cili kishte sjellë revolucion në futboll gjatë viteve të 90-ta. /IndeksOnline/