75 Mall Live Search
23:50 / E Hënë, 17 Prill 2023 / C E

Milani po përgatitet për penallti në ndeshjen ndaj Napolit

Milani po përgatitet për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit. Në ndeshjen e parë, Milani fitoi, por me një avantazh minimal 1-0.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli e ka bërë të qartë se ai pret plotësisht që gjithçka të vendoset në penallti sipas tij, ai e ka trajnuar këtë aspekt me lojtarët.

Ne kemi një avantazh të lehtë, por Napoli shënon mesatarisht tre gola për ndeshje në Champions League, kundërshtar shumë i fortë. Ne stërvitim goditjet e penalltisë, por këtë e bëjmë para çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve“, citoi agjencia italiane e lajmeve ITASportPress.