Milani po ua “shkakon” reumën’ tifozëve, kërkon transferimin e 28-vjeçarit të Burnleyt

Skuadra e Milanit vitet e fundit ka pasur një strategji të transferimeve.
Kjo strategji pritet që të aplikohet edhe këtë vit, transmeton Indeksonline.
Sipas spekulimeve që po bëhen në mediat botërore thuhet se Milani është vënë pas mesfushorit 28-vjeçar të Burnleyt, Jeff Hendrick.

Ai nuk shquhet si një top mesfushor në Premier Ligë dhe interesimi i Milanit për të, i ka nervozuar “rosonerët”.
Skuadra “kuq e zi”, që po tenton të rikthehet në Ligën e Kampionëve, duket se duhet të presë edhe disa vjet pasi me këto transferime nuk mund të arrijë qëllimet e saj./Indeksonline/