Milani prezanton futbollistin më të ri
Rafael Leao është prezantuar si futbollist i Milanit.
20 vjeçari është paraqitur në zyrat e rosonerëve dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
Kjo lëvizje i ka kushtuar Milanit 30 milionë euro.
Portugezi në San Siro vjen pas një sezoni të mirë te Lille në Francë, ku në 24 paraqitje ka shënuar 8 gola. /IndeksOnline/
