18:10 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Milani refuzon yllin e La Ligas, iu ofrua falas

Pasditen e së hënës në shtëpinë e Milan-it është zhvilluar një mbledhje për merkaton mes Ivan Gazidis, Frederic Massara dhe Paolo Maldini.

Tre drejtuesit kuqezi kanë analizuar situatën e negociatave ekzistuese dhe lojtarët që i janë ofruar milanezëve në periudhën e fundit.

Mes këtyre duket se ka qenë edhe Diego Costa, drejt largimit nga Atletico Madrid.

Një ide e Jorge Mendes që duket se ka pak mundësi të konkretizohet.

Sipas Calciomercato.com, Milan-i nuk është i interesuar për sulmuesin spanjoll.

Plani A për sulmin mbetet Ibrahimovic, ndërsa plani bazohet te gjetja e një sulmuesi me eksperiencë por që të jetë më i ri se Diego Costa.