75 Mall Live Search
17:31 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / C E

Milani rikthehet te fitorja, mposht Veronën

Milani është rikthyer te fitorja pas humbjes që pati kundër Interit në javën e kaluar dhe barazimit në Ligën e Kampionëve përballë Newcastle.

Rosonerët mposhtën Veronën me rezultat 1-0, në ndeshjen e javës së pestë të Serie A, shkruan Indeksonline.

Ndeshja filloi me vonesë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Lombardi.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rafael Leao në minutën e tetë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani është në vendin e dytë me 12 pikë, aq sa ka edhe Interi me një ndeshje më pak. /IndeksOnline/

Standings provided by Sofascore