75 Mall Live Search
22:42 / E Diele, 14 Mars 2021 / C E

Milani rrezikon edhe vendin e dytë, mposhtet nga Napoli

Milani ka bërë një hap mbrapa në luftën për titull.

Rosonerët janë mposhtur nga Napoli me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 27-të të Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Politano në minutën e 49-të të ndeshjes.

Me këtë humbje, Milani mbetet në vendin e dytë me 56 pikë, nëntë më pak se Interi dhe një më shumë se Juventusi. /IndeksOnline/