Milani sfidon Interin për Dybalan

Kampioni i Italisë, AC Milan, i ka hyrë garës për shërbimet e argjentinasit Paulo Dybala.
Ish sulmuesi i Juventusit, ka pasur kontakte edhe me skuadrën tjetër nga qyteti i Milanit, Inter.
Siç raportojn mediat italiane, zikaltërit kanë hequr dorë nga transferimi i Dybalës, pasi që pothuajse kanë arritur marrëveshje për rikthimin e sulmuesit belg, Romeu Lukaku, transmeton Indeksonline.
Në anën tjetër Rosonerët janë hedhur në sulm për transferimin e Dybalas pasi që nuk arritën marrëveshje me Romën për shërbimet e anësorit Nicolo Zaniolo.
Për shërbimet e italianit, klubi nga kryeqyteti ka kërkuar një shumë prej 35 milionë euro, shifër kjo që konsiderohet e lartë nga skuadra e Milanit./Indeksonline/