75 Mall Live Search
11:21 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Milani shkarkon drejtorin sportiv

Pas vetëm katërmbëdhjetë muajsh, përvoja e Massimiliano Mirabellit te Milani mund të konsiderohet e përfunduar.

Pronarët e rinj nuk e kanë në plan dhe ai tashmë konsiderohet si i larguari i radhës.

Takimi në mes të Scaronit dhe Mirabellit ka përfunduar dhe “Calciomercato” raporton se dy palët tashmë janë ndarë zyrtarisht.

Në këtë rol mund të rikthehet Braida i cili ka një karrierë të shkëlqyer në këtë pozitë te Milani. /IndeksOnline/