16:43 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Milani shpërndanë lojtarët, anulon çdo stërvitje të ekipit të parë

Italia ka ndaluar aktivitetet sportive duke i shmangur grumbullimet e njerëzve si shenjë mbrojtje ndaj Koronavirusit.

Serie A për një kohë nuk do të mbaj gara dhe klubet kanë filluar të marrin masat për parandalimin e sëmundjes te lojtarët.

Ac Milan ka lëshuar një komunikatë ku ka ndaluar çdo stërvitje të ekipit të parë deri me 15 mars.

Trajnimi i ekipit të parë u ndërpre deri në 3/15/20, përveç nëse lajmërohet ndonjë ndryshim, me 16/3/20 në orën 02:00 rifillojnë stërvitjet”, ka shkruar Ac Milan.

Zona e Lombardisë, nga është edhe Milani është zona më e prekur nga Koronavirusi. /IndeksOnline/