75 Mall Live Search
22:56 / E Shtunë, 17 Gusht 2024 / C E

Milani “shpërthen” në minutat shtesë, Morata debuton me gol

Milani ka marrë një barazim të vështirë në ndeshjen ndaj Torinos në San Siro.

Rosonerët barazuan me rezultat 2-2 pasi ishin në disavantazh prej dy golave, shkruan Indeksonline.

Torino shënoi dy gola, fillimisht një autogol të Thiaw në minutën e 30-të e më pas edhe një gol me kokë nga Zapata.

Morata shënoi për Milanin në minutën e 89-të derisa rezultatin e barazoi Okafor në minutat shtesë.

Katër ndeshjet e sotme në Serie A përfunduan në barazim. /IndeksOnline/