75 Mall Live Search
16:54 / E Shtunë, 06 Maj 2023 / Gj. Sh

Milani tregon forcën ndaj Lazios, rrëmben vendin e katërt

Skuadra e Milanit i është rikther fitoreve në Serie A.

Kuqezinjët mposhtën në ”San Siro” skuadrën e Lazios me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Ismael Bennacer shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 17-të.

Vetëm dymbëdhjetë minuta më vonë, Theo Hernandez dyfishoi rezultatin e Milanit.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe “Rosonerët” morën tre pikë të rëndësishme në luftën për Top 4.

Milani me këtë fitore aktualisht rrëmben vendin e katërt me 61 pikë, ndërsa Lazio mbetet në pozitën e dytë me tre pikë më shumë./IndeksOnline/