75 Mall Live Search
17:18 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Milani tregon planet e verës, nuk e përmend Feronikelin

Milani ka publikuar planin e verës para fillimit të sezonit të ri.

Rosonerët do të grumbullohen me 9 korrik në Milanello ku trajneri Giampaolo do të udhëheq stërvitjen e parë si trajner.

Pas dy javësh klubi do të udhëtoj në SHBA ku do të zhvilloj dy ndeshje. Me Bayern Munchen me 23 korrik dhe me Benfikën me 28 korrik.

Më pas klubi do të rikthehet në Evropë për ndeshjen me Manchester United që do të zhvillohet në Cardiff me 3 gusht.

Milani nuk e ka përmendur ndeshjen me Feronikelin, ku është lajmëruar një ndeshje miqësore me 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”. /IndeksOnline/