75 Mall Live Search
11:27 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / G T

Milani vazhdon bashkëpunimin me Chelsean, e merr edhe Nkunkun

Skuadra e AC Milan ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi italian ka arritur marrëveshje me futbollistin e Chelseat, Christopher Nkunku, shkruan Indeksonline

Gazetari italian, Fabrizio Romano e cilëson si “here ëe go” dhe tashmë klubi nga Serie A duhet t’i bëjë gati 35 milionë euro, plus bonuse për Blutë e Londrës.

Nkunku nuk kaloi mirë te Chelsea, pasi kishte shumë lëndime dhe u la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Megjithatë ai tashmë është rikthyer dhe është në formë të mirë.

Kujtojmë që gjatë këtyre viteve, Milani ka bërë shumë pazare me ekipin nga Londra, duke transferuar lojtarë si: Pulisic, Tomori, Loftus-Cheek./Indeksonline/