22:42 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / C E

Milani vazhdon “mbretërimin” më Serie A

Milani ka vazhduar me rezultate pozitive.

Rosonerët kanë mposhtur Sampdorian si mysafirë me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A.

Milani kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Kessie nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Samu Castillejo në minuëtn e 77-të të ndeshjes.

Golin e vetëm për Sampdorian e shënoi Ekdal në minutën e 83-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani është në vendin e parë në tabelë me 26 pikë, pesë më shumë se Inter dhe gjashtë më shumë se Napoli dhe Juventusi. /IndeksOnline/