75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 03 Tetor 2021 / C E

Milani vazhdon me fitore në Serie A, mposht edhe Atalantën

Milani po vazhdon me formën e mirë në Serie A.

Rosonerët kanë fituar me rezultat 2-3 ndaj Atalantës në ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit italian.

Milani kaloi në epërsi që në sekondat e parë të ndeshjes me golin e shënuar nga Davide Calabria.

Rezultatin e dyfishoi Sandro Tonali pak para fundit të pjesës së parë.

Golin e tretë për Milanin e realizoi Leao në minutën e 78-të të ndeshjes.

Për Atalantën realizoi Duvan Zapata në minutën e 86-të nga pika e bardhë.

Golin e dytë Atalanta e gjeti në minutat shtesë përmes Pasalicit.

Milani është në vendin e dytë në tabelë me 19 pikë, dy më pak se Napoli që ka të gjitha fitore deri më tani. /IndeksOnline/