75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Milani vazhdon me fitore, tri pikë të arta ndaj Crotones

Milani ka mposhtur Crotonen me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.

Rosonerët morën tri pikë shumë të vlefshme në një fushë aspak të përshtatshme, shkruan Indeksonline.

Golin e parë Milani e shënoi në fund të pjesës së parë me anë të Kessie nga penalltia.

Rezultatin e dyfishoi Brahim Diaz në minutën e 50-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani tashmë ka grumbulluar gjashtë pikë në dy ndeshjet e para. /IndeksOnline/