Milani vizitohet nga një delegacion legjendash
Qendra stërvitore e Milanit është viztuar nga një delegacion “legjendash”.
Në “Milanello” gjatë ditës së sotme stërvitjet janë ndjekur nga ish-futbollistët e skuadrës kuq e zi, Ambrosini, Pirlo dhe Oddo.

Ata aty takuan shokët e skuadrës si Gattuso, Maldini dhe Leonardo që së bashku ishin protagonist në triumfin e Ligës së Kampionëve në vitin 2007.

Ish-futbollistët e Milanit në qendrën stërvitore u takuan me futbollistët për t’iu dhënë kurajo. /IndeksOnline/
