Milani zyrtarizon Conceição-n si trajner të ri

Milani sapo ka zyrtarizuar ardhjen e Conceição-s si trajner të ri. Një natë pasi shkarkoi trajneri Fonseca, skuadra e madhe italiane i ka besuar pozitën e trajnerit një tjetër portugezi.
Ish-trajneri i Portos ka nënshkruar kontratë deri, më 30 qershor të vitit 2026.
Debutimi i tij do të jetë në ndeshjen e kupës ndaj Juventusit. Ai do të ketë rival në fushë edhe djalin e tij që sivjet u transferua te Juve./Indeksonline/