21:22 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Milani zyrtarizon portierin e ri

Asmir Begovic është portieri që i është bashkuar skuadrës së Milanit.

Portieri boshnjak ka nënshkruar me klubin italian në formë huazimi për 6 muaj, e i cili karrierën e kishte filluar në me Portsmouth FC.

Kurse ka luajtur në një numër të madh klubesh siç janë RAA Louviéroise, Macclesfield Town FC, AFC Bournemouth, Yeovil Town FC, Ipswich Town FC, Stoke City FC, Chelsea FC, dhe Qarabag FK.

Ai debutoi me Kombëtaren Boshnjake në vitin 2009 dhe ka regjistruar, deri më tani, 62 paraqitje përfshirë 3 gjatë Kupës Botërore FIFA 2014 dhe 5 si kapiten. /Indeksonline/.