75 Mall Live Search
16:18 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Milanistat shqiptar iu thonë “JO” biletave të shtrenjta, nuk do të shkojnë ta shohin ndeshjen

Me 10 gusht, Milani do të zbarkoj në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me kampionët e Kosovës, Feronikelin.

Ndeshja që planifikohet të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” fillimisht pati një interesim të jashtëzakonshëm, por më pas u zbeh kur u kuptuan çmimet e biletave.

Organizatorët e lojës kanë paralajmëruar se një biletë do të kushtoj nga 35-155 euro, jashtë çdo logjike të ndeshjes miqësore.

Grupacioni më i madh i milanistave në shqiptari, “acmilan-news” që bashkëpunon me grupin zyrtar të MCK (Milan Club Kosova) kanë bërë një sondazh në faqen e tyre në Facebook.

Ata kanë pyetur: Nëse ky çmim konfirmohet, duke i parë kushtet ekonomike në Kosovë, a do të bleni bileta për ta parë Milanin?

Në këtë sondazh kanë votuar rreth 8000 respodent, ku 76% e tyre nuk do të ndjekin ndeshjen nëse këto çmime do të konfirmohen.

24% e tyre, ose më pak se 1/4 kanë preferuar të shohin ndeshjen për kundër çmimit të vendosur.

Gjithashtu edhe nëpër komente është parë një frustrim i tifozëve kundrejt organizatorëve për çmimin shumë të lartë të biletave.

Kujtojmë se Milani ka luajtur para 2 viteve në Shkup, madje në një ndeshje zyrtare për kualifikimet në Europa League, dhe bileta ka qenë më e shtrenjta rreth 15 euro. /IndeksOnline/