Milanit i del punë në çerekfinale, e pret Napolin e Ancelotit
Napoli ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi ka mposhtur Sassuolon me rezultat 2-0.
Skuadra e Ancelotit kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin e Milik, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Ruiz në minutën e 74-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Napoli në çerekfinale është mysafir i Milanit. /IndeksOnline/