Milanit i ik nga dora Botman, transferohet te skuadra Angleze

Stave Botman është pranë kalimit te skuadra angleze Newcastle.
Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se klubi nga Prenier Liga ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e futbollistit, transmeton Indeksonline.
Lille nga kjo marrëveshje do të përfitoj 40 milionë funte plus bonuset.
Momentalisht janë duke u përgatitut kontratat, ka njoftuar Romano.
Skuadra italiane Milan ishte favorite për transferimin e Botman, por si duket oferta e fundit nga Newcastle e ka bindur futbollistin dhe klubin e Lille./Indeksonline/