75 Mall Live Search
21:29 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / C E

Milanit i ka bërë mirë “Covidi”, s’po di çka është humbja

Milani ka vazhduar me rezultate pozitive në fazën e rikthimit të Serie A pas pushimit të pandemisë.

Rosonerët kanë mposhtur Parmën me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 33-të të kampionatit italian, shkruan Indeksonline.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Kurtic në minutën e fundit të pjesës së parë.

Rezultatin e barazoi Kessie në minutën e 55-të me një gol shumë të bukur nga distanca.

Milanin e kaloi në epërsi Romangoli katër minuta më vonë me një gol me kokë pas një krosimi të Calhanoglu.

Turku shënoi golin e tretë për Milanin edhe ky me një gjuajtje nga distanca në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Milani është në vendin e shtatë me 53 pikë, aq sa ka edhe Napoli që sot barazoi me Bolognan. /IndeksOnline/