75 Mall Live Search
15:53 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Milanit i konfirmohet një mungesë e madhe në derbi

Skuadra e Milanit gjatë këtij vikendi do të luaj ndaj Interit në Serie A.

Sipas raporteve të fundit nga mediat në Itali, një mungesë për ekipin e Stefano Piolit tashmë është konfirmuar, shkruan IndeksOnline.

Lojtari që pritet të mungoj të dielën, është Bennacer.

“Gjëja më negative sonte është humbja e Bennacer”, tha Piloi pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Crvena Zvezdas.

Ndeshja mes Milanit dhe Interit zhvillohet të dielën nga ora 15:00./IndeksOnline/