Milanit i soset durimi, gati të nënshkruajë me yllin brazilian
Milani është vënë pas lojtarit brazilian, Everton Soares.
Në ndeshjen e fundit midis Gremios dhe Sao Paolos të pranishëm në tribunë ishin shumë vëzhgues nga Evropa. Midis tyre binte në sy interesimi nga liga italiane, me Milanin dhe Romën që janë pas 23-vjeçarit.
Sulmuesi ka shënuar 15 gola këtë sezon, duke qenë pika kyç e amerikano-latinëve.
Më pranë lojtarit duket Milani, që ka nisur tashmë kontaktet konkrete. Soaresi konsiderohet si Neymari i ri si te Kombëtarja e Brazilit por edhe në bazë të karakteristikave që disponon.