Milanit i vështirësohet transferimi i Jasharit, në garë për të futen Man United dhe Dortmund

AC Milan ka disa javë që po bën përpjekje për ta bindur Adron Jasharin të transferohet në ‘San Siro’.
Punët kanë nisur të vështirësohen pasi siç shkruan MilanNeës sot, Manchester United, Borussia Dortmund dhe disa klube nga Arabia Saudite po përpiqen të joshin mesfushorin shqiptar të Club Brugge.
Megjithatë, fokusi i tij është i qartë. Ai dëshiron vetëm të transferohet te Milan e cila thuhet se është edhe ‘ëndrra e tij’.
Raportohet se klubi vazhdon të refuzojë një shitje të Jasharit derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Aktualisht, 30 milionë euro, përfshirë bonuset, janë në tryezë.
Mbetet të shihet gjatë afatit të verës nëse Jashari përfundimisht do t’i bashkohet ekipit ‘Kuq e Zi’. /IndeksOnline/