75 Mall Live Search
20:09 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / MSH1

Milano: Pamje tronditëse, momenti kur tramvaji del nga shinat

Mediat e huaja kanë ndarë pamje nga momenti tragjik i daljes së tramvajit nga shinat, në Milano.

Një person humbi jetën dhe rreth 40 të tjerë pasagjerë u plagosën.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, një makinë është ndaluar në semafor, dhe më pas tramvaji devijon ndërsa bën një kthesë dhe më pas përplaset me një mur.

Tre kalimtarë që u plagosën raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.

“Mendova se ishte tërmet. Isha ulur dhe rashë në dysheme, së bashku me pasagjerët e tjerë. Ishte e tmerrshme”, tha fillimisht një nga pasagjerët për mediat italiane.