13:24 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Miley Cyrus bën tatuazh, dedikuar ndarjes nga Liam Hemsworthi

Çifti i njohur këngëtarja, Miley Cyrus dhe aktori, Liam Hemsworth i dhanë fund martesës së tyre disa javë më parë.

Lajmi për ndarje bëri buj të madhe në mediat ndërkombëtare, sidomos lidhja e re e këngëtares me mikeshën e saj të ngushtë Kaitlynn Carter, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, tani Miley ka bërë një tatuazh në krah e cila thuhet se është dedikimi për ndarjen nga aktori.

“Koka ime po ndihej e frikësuar por zemra ime po ndihej e lirë”, shkruhet në tatuazhin e ri që mesa duket i është dedikuar emocioneve aktuale.

Kujtojmë se Liami dhe Miley ishin në lidhje prej dhjetë vjetësh, pas ndarjes në 2016 çifti u rikthye përsëri bashkë për të kurorëzuar dashurinë me martesën në dhjetor të vitin 2018, ndërsa tashti është drejt divorcit./Indeksonline/