75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Miley Cyrus arrin në Prishtinë, nesër performon në ‘Sunny Hill’

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus ka arritur në Kosovë.

Ylli botëror ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, ‘Adem Jashari’. Në video shihet këngëtarja së bashku me ekipin e saj.

 Kjo është hera e parë që Miley ndodhet në vendin tonë, ajo do të performojë nesër në festivalin ‘Sunny Hill’.

Përveç Miley edhe Dj me famë botërore, Calvin Harris do të ngjitet në skenën e ‘Sunny Hill’./Indeksonline/