12:03 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth s’e kanë në plan të divorcohen

Të shtunën bëri bujë lajmi për ndarjen e çiftit të njohur, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth.

Dyshja kanë qenë të ndarë prej muajsh, por këngëtarja nuk e ka ndërmend që të nënshkruajëdivorcin, ka thënë një burim për revistën e njohur “People”, transmeton Indeksonline.

“Ata po bëjnë pushim nga njëri tjetri, sepse u duhej. Ishte një situatë e keqe me shumë mosmarrëveshje”, thotë një burim i afërt i Miley. “Ata të dy ranë dakord se është më mirë të kalojmë kohë të ndarë, por kjo nuk do të thotë që marrëdhënia e tyre ka përfunduar plotësisht.”

“Ata janë të shkëlqyer së bashku kur janë të lumtur, ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri bashkë”, ka thënë ky burim.

Miley konfirmojë ndarjen nga aktori gjatë pushimeve në Itali aty ku edhe u fotografua me duke u puthur me mikeshën e saj, Kaitlynn Carter.

Në anën tjetër edhe Liam ka thyer heshtjen duke konfirmuar ndarjen nga 26 vjeçarja përmes një statusi në ‘Instagram’./Indeksonline/